Ceka: Jam pro strehimit të muxhahedinëve, por duhen shpërndarë në gjithë Shqipërinë
Politikani dhe historiani, Neritan Ceka, i jep të drejtë qeverisë shqiptare në strehimin e muxhahedinëve në vendin tonë.
I ftuar në “360 Gradë” në Rtv Ora, ai thotë se edhe vetë po të kishte qenë Kryeministër do të kishte pranuar kërkesën e SHBA-së.
Por për Cekën, vendosja e tyre në grup në një kamp është e gabuar.
Ai thotë se duhet të ishin shpërndarë në të gjithë Shqipërinë dhe për këtë i kërkon qeverisë që ta ridiskutojë këtë çështje me SHBA.
“Si historian dhe politikan nuk i gjykoj. Kërkesat që bëjnë amerikanët dhe po të isha kryeministër do ti pranoja 100%. O je pro amerikan dhe patriot, ose nuk ka rrugë tjetër. Detyrimet që kemi ndaj SHBA, duhet të jemi 100% amerikanë. Forma e vendosjes së tyre në një grup të vetëm dhe në një vend të vetëm është e gabuar. Do ti shpërndaja në gjithë Shqipërinë. Kampe luftarake në Shqipëri… Edhe ata janë njerëz. Jam në anën e tyre. Por të mbash në një vend të mbyllur 3000 vetë është e padrejtë. O jepet strehim politik, u thua ku doni të shkoni. Shqipëria ka vend për ata. Jemi në nevojë për të pasur njerëz. Qeveria duhet ta marrë parasysh dhe kjo është një çështje për tu ridiskutuar me partnerët tanë amerikanë”, u shpreh Ceka.