Gjykata në Çeki hedh poshtë urdhërin e Qeverisë për kufizimet. Tani çekët mund të lëvizin lirshëm edhe jashtë shtetit

Ja se ç’ndodh në një vend demokratik si në Çeki. Një gjykatë çeke rrëzon vendimin e qeverisë që ndalon daljen nga shtëpia. Dhe qeveria çeke e zbatoi mënjëherë vendimin e gjykatës së Pragës.

Në Shqipëri as që mendohet të ndodhë! Këtu Pasha i Surrelit të fut brenda! E imagjinoni që një gjykatës të rrëzojë një vendim të qeverisë Rama apo administratës? Jooo! Nuk ndodh! Të gjitha gjyqet me qeverinë i fiton po qeveria!

Shikoni shembullin e Çekisë se si një gjykatë hedh poshtë vendimin e qeverisë për kufizimin e lirive dhe të lëvizjes në këto ditë të koronavirusit.

Ja se ç’shkruan radio gjermane DW:

Me efekt të menjëhershëm pas një vendimi gjykate çekët mund të lëvizin të lirë në vend, edhe të udhëtojnë jashtë vendit. Edhe ndalesa e grumbullimeve është liruar.    

Pasi Gjykata Administrative e Pragës i deklaroi kufizimet në krizën e Coronës si jo në pajtim me ligjin, qeveria çeke brenda pak orësh i anuloi të gjitha kufizimet në lirinë e lëvizjes, që nënkupton edhe hapjen e kufijve. Për aktivistë të të drejtave të njeriut si Anna Šabatová e bashkëshortin e saj, Petr Uhl një lajm i mirë. „Filloi të na shqetësojë, kjo që nuk mund të lëvizim më të lirë legalisht”, thotë Šabatová për Deutsche Wellen. Të dy kanë një shtëpi pushimi në Gjermani, „1,7 km larg nga kufiri”. „Asnjë përjashtim nuk u bë për ne », thotë Šabatová.

Edhe regjisorja polake, Krystyna Krause, që jeton prej vitesh në Pragë, e mirëpret vendimin. Ajo thotë se në fillim të „kësaj çmendurie të Coronës” asaj i është dashur të qëndrojë e bllokuar në një fshat në Boheminë Jugore. E gëzuar është parukierja Zdena që thërret. „Rroftë liria!” „Rrofshin klientët!”, thotë ajo. Producenti i filmit, Petr Jančárek rrëfen si i kishte kaluar ditët e krizës së Coronës. „30 vite, një gjysmë jete nuk lejohesha të udhëtoja në Perëndim. M’u kujtua sërish kjo kohë.” Petr është tani i lehtësuar.

Brüssel EU Gipfel | Andrej Babis (Reuters/Y. Herman)Kryeministri çek, Andrej Babiš

Ngjarja e ditës

Të enjten (23.04.) Gjykata Administrative e Pragës i deklaroi si shkelje ligjore katër rregullore të Ministrisë së Shëndetësisë. Dy prej tyre kufizonin lirinë e lëvizjes, të tjerat tregtinë me pakicë. Gjykatësi, Štěpán Výborný argumentoi, se kufizimet e të drejtave bazë lejohen të kufizohen nga qeveria vetëm në pajtim me ligjin për krizat. Ai u dha kohë deri të hënën qeveritarëve në Çeki për të përmirësuar situatën ligjore.

Gazetari dhe ish-ambasador në Paris, Petr Janyška thotë se “ishte një vendim i rëndësishëm gjykate, që i tregon ekzekutivit, që edhe në raste krizash duhet t’i përmbahet ligjeve”.

 

 

SHKARKO APP