Çelet sesioni i ri i Kuvendit, Spiropali: Shqipëria ka nevojë për votat e Diasporës

Kuvendi çeli sot sesionin e VIII të legjislaturës së X, të parën për këtë vit 2025. Seanca plenare nisi me nderimin e himnit kombëtar. Më pas kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali njoftoi deputetët se mesazhin e Presidentit Bajram Begaj me rastin e sesionit të ri parlamentar e kanë në dispozicion.

Spiropali mbajti më pas fjalën përshëndetëse, ku theksoi se ndryshimi nga Kuvendi i Shqipërisë i legjislacionit zgjedhor dhe krijimi i mundësisë që pjesëtarët e diasporës të votojnë për zgjedhjet në Kuvend nga vendet pritëse është ndër arritjet më të shënuara të legjislaturës që po mbyllim. Spiropali po ashtu falënderoi grupet parlamentare për mbështetjen e plotë të këtyre ndryshimeve në legjislacionin zgjedhor.

”Hapëm udhë që kontributi ekonomik të plotësohet edhe me pjesëmarrje politike dhe elektorale. Shkurtuam deficitin demokratik. Shqipëria prej fillimit të viteve 90 është nga vendet me fluks më të lartë emigrimi. Shquhen për punën palodhur dhe integrimin e shpejtë dhe marrëdhëniet e ngushta me institucionet. Janë qytetarët dhe shtetas të denjë. Një pjesë e tyre kanë fituar shtetësinë dhe ushtrojnë të drejtën elektorale. Këto mund ti ushtrojnë dhe në atdheun e tyre. Kanë më tepër hapësira të marrin drejtpërdrejtë në qeverisjen e vendit. Sa më shumë marrin pjesë në zgjedhje aq më shumë kontribuojnë. Shqipëria ka nevojë jo vetëm për 1 mld euro, por edhe votat prej tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Arritje tjetër është përshpejtimi i ritmeve drejt BE. Kjo shpejtësi ka qenë më e madhe se çdo periudhë që pas marrjes së statusit të vendit kandidat. Muajt e fundit patëm tryezën e dytë dhe të tretë dhe hapjen e negociatave për grup kapitujt themelore. Tirana qendra e gravitetit të integrimit të rajonit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në maj do jemi mikpritës të samiti të 6 të Komunitetit politik europian. Në 2027 do mirëpresim samitin e NATO. Kuvendi ka realizuar objektivat për udhëheqjen e anëtarësimit.Anëtarësimi në 2030 është objektiv strategjik kombëtar. Ky është prioriteti i Shqipërisë deri në mbylljen e legjislaturës”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?