Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Celibashi për “25 prillin”: Palët të kuptojnë që zgjedhjet do të kenë një humbës

Politikë E martë, 24 Nëntor 2020 20:51
Celibashi për “25 prillin”: Palët të kuptojnë që zgjedhjet do të kenë një humbës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi në një intervistë me gazetarin e ABC, Endri Xhafo foli për situatën aktuale politike në Shqipëri, procesin e zgjedhjeve si edhe ndikimin që pritet të ketë pandemia në këto zgjedhje.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Gjithashtu ai tha se përdorimi i teknologjisë, është një veprim i mirëmenduar dhe se rezultatet e zgjedhjeve do të tregojnë se sa efektivë ka qenë përdorimi i saj.

Mund t'ju interesojë

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22
Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë

Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryemin...

27 Shtator 2026, 19:36

Po ashtu ai foli edhe për zgjedhjen e tij në krye të KQZ, ku mori edhe 106 vota. Ai u shpreh se kandidaturat ishte dinjitoze dhe vlerësoi faktin që iu besua një ky pozicion në këtë garë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

 “Në njëfarë mënyrë është vënë re se profesionistët po kërkojnë të marrin angazhimet e tyre. Besoj që secila kandidaturë ishte dinjitoze dhe e përshtatshme për të qenë në këtë pozicion. Në këtë garë u futa me profilin tim profesional dhe atë çfarë përfaqësoj si individ. Përzgjedhja ime ishte vetëm një përzgjedhje, nuk dua ta fsheh që një raport shoqëror më i ngushtë më mazhorancën aktuale mund ta ketë paracaktuar këtë përzgjedhje”, tha ai.

Gjatë intervistës ai tha se konfliktualiteti politik pothuajse është i njëjtë edhe në ditët e sotme.

“Nuk e gjej shumë të justifikuar situatën aktuale të debatit politik. Për fat të keq kjo qëndron, mendoj që është momenti që palët ta shikojnë më të relaksuar këtë garë sepse secila duhet ta mësojë veten që do të ketë një të humbur”, tha Celibashi.

Sa i përket procesit zgjedhor Celibashi tha se KQZ sot është krejtësisht ndryshe dhe se ka një ushtrim të kompetencave respektive të Komisonerit dhe Rregullatorit.

“Kodi Zgjedhor ndikon në cilësi më të mëdha dhe koha është kundër nesh, në lidhje me mundësinë e përgatitjes për procesin zgjedhor. Administrata ka ndryshuar, njerëzit kanë ndryshuar shumë pak ka ngelur nga administrata kur unë kam qenë drejtues. Jemi ende në procesin e plotësimit të administratës”, u shpreh ai.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Ka pasur interes të rikthehen personat që kanë punuar dikur?

Celibashi: Ndonjë interesim sporadik, sot ata që janë anëtar të administrata ka statusin e nëpunësit.

Pyetje: Kjo është një sfidë më  e madhe apo një ndër sfidat me të cilat po përballeni?

Celibashi: Dua ta veçoj sepse në raport me kohën kërkon një angazhim më të shtuar. Ne po ashtu synojmë të fusim teknologjinë në identifikim dhe votim.

Pyetje: Besoni se do të kemi një reduktim në maksimum për votim të dyfishtë, nëpërmjet identifikimit elektronik?

Celibashi: Nuk e them dot këtë për momentin, dua të mendoj që kush ka vendosur të implementohet të përdoret teknologjia ka menduar mirë. Pas zgjedhjeve do ta them nëse ishte apo jo mirë.

Pyetje: Konsideratat ekonomike hyjnë në llogarinë e KZQ?

Celibashi: Këtë çështje me paratë e shpenzuara dhe asaj çfarë kërkojmë nga këto para të shpenzuara. Unë qëndroj për një standard zgjedhjesh. Do të duhet ndoshta të bëjmë edhe sakrifica dhe se deri ku shkojnë këto sakrifica këtë nuk di ta them.

25 milion është ndoshta katër ose 5-fishi i zhvillimit të zgjedhjeve normale. Ne për zgjedhjet kemi një kosto shumë të ulët.  Kodi ka përcaktuar shumë qartë rregullat që kanë të bëjnë me nxjerrjen e rezultatit, nëse do të zbatohet kështu sikurse është shkruar në letër.

Po ashtu ai komentoi edhe letrën e dërguar nga sekretari i PD, Gazment Bardhi, për të cilën u shpreh se nuk  konsideron si presion, por si një marrëdhënie normale ndërmjet institucionit përgjegjës dhe një subjekti politik kryesor për të marrë pjesë në zgjedhje.

Celibashi u ndal edhe tek situata e pandemisë, për të cilën theksoi se sipas tij do të ndikojë edhe në përgatitjen e zgjedhjeve, ndërsa shtoi se ende nuk dihet se si do të zhvillohet.

Pyetje: A rrezikohet procesi zgjedhor nga pandemia?

Celibashi: Gjithashtu ai theksoi se do të duhet të bëhet një përshtatje, ndërsa bëri me dije se mbetet për tu parë dhe se për këtë çështje po zhvillohet diskutime me ndërkombëtarët./abcnews.al/

Etiketat e lidhura

Ilirjan CelibashiKQZ
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 3 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 3 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 3 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 3 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 4 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

2 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 3 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 6 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 4 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.