Celibashi tregon kur përfundon procesi i numërimit të votave të Diasporës

Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi thotë se deri në fund të javës pritet të përfundojë procesi i numërimit të votave të Diasporës, ç’ka do të shënojë sipas tij, edhe përmbylljen e procesit të numërimit në tërësi.

Ai tha se numërimi i votave është një punë që zhvillohet në stres, në prani të kandidatëve politikë, vëzhguesve dhe mediave.

”Është një punë që zhvillohet në stres, në prani të kandidatëve politikë, vëzhguesve dhe mediave. Procesi është duke shkuar normalisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga pikëpamja praktike ne jemi në përfundim të këtij procesi. Deri në fund të javës do të kemi edhe rezultatin e votimit nga jashtë, që do i bashkohet rezultatit të votimit brenda vendit”, tha Celibashi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?