FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Çështja Ahmetaj, Gazment Bardhi: Opozita kërkon interpelancë urgjente me Ramën

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike këtë të hënë, Gazment Bardhi tha se ata kërkojnë që të mbahet një interpelancë me kryeministrin Edi Rama për çështjen Ahmetaj.

Bardhi theksoi se opozita nuk do të pranojë asnjë të teleguar nga kryeministri. Po ashtu, ai i kujtoi kryeparlamentares Lindita Nikolla, kërkesën për mocion me debat po për çështjen e inceneratorëve. “I bëjmë thirrje kryeparlamentares që të thërrasë me urgjencë të konferencën e kryetareve, për mocionin me debat”,-tha Bardhi.

Kampi i Berishës kërkoi mocion me debat, ndërsa sot PD përmes kryetarit të grupit Gazment Bardhi kanë kërkuar interpelancë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ende nuk dihet se cila kërkesë do të miratohet ndërsa vlen për t’u theksuar se edhe në mënyrën sesi opozita parashtron çështjet për llogaridhënie nga mazhoranca theksojnë ndasitë dhe përçarjen brenda kampit blu.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?