“CEZ” Balla, Berishës: Betohu se do thuash të vërtetën! Plas sherri, ish-kryeministri: Je i dënuar dhe s’ke paguar gjobën
Ka nisur me debate të forta mbledhja e Komisionit Hetimor për CEZ, ku është thirrur si dëshmitar për herë të parë edhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Ky i fundit i ka thënë kreut të komisionit, Taulant Balla se është i dënuar dhe nuk ka paguar gjobën.
Ndërsa deputeti Ristani ka kërkuar largimin e Ballës, për konflikt interesi.
Nga ana tjetër Balla tha se nuk ka asnjë gjobë dhe i kërkoi Berishës të betohet se do të thotë të vërtetën.
Pas kërkesës së opozitës, deputeti tjetër socialist Pjerin Ndreu tha se ky nuk është një gjykim por hetim dhe se Berisha nuk është i pandehur por dëshmitar për një çështje që ka dijeni.
Por menjëherë pasi ka mbërritur në këtë Komision që drejtohet nga Taulant Balla. Përplasja mes tyre ka qenë pa praninë e kamerave.
Pa nisur ende puna në Komisionin Hetimor të pranishmit janë përfshirë në një debat, ku Berisha ka tentuar më pas të marre fjalën, por kryetari Balla e ka ndërprerë.
Gjendja është acaruar dhe Berisha ka kërcënuar me largim nga Komisioni, por Balla i ka kthyer përgjigje duke përshkallëzuar situatën.
“Ti je përdhunues, ja çfarë je ti. Je në konflikt interesi o shpifës me vendim të formës së prerë”, i është kthyer Berisha, teksa është çuar në këmbë për t’u larguar nga salla.
DEBATET
Berisha:Je i dënuar dhe nuk ke paguar gjobën
Balla: S’kam asnjë gjobë. Zoti dëshmitar betohuni se do të thoni të vërtetën.
Ristani: Nuk mund të vazhdojë seanca kështu.
Balla: Ju lutem zoti dëshmitar gjeneralitetet, emri, atësia, mbiemri
Ristani: Komisioni nuk mund të vijojë me prepotencë. Keni konflikt interesi në bazë të kodit të procedurës penale. Duhet të ndërrohet kryetari.
Balla: Nuk kam asnjë konflikt interesi.
Ndreu: Nuk po bëjmë gjyq këtu, jemi një komision hetimor dhe po hetojmë një aferë. Zoti Berisha nuk është i pandehur por dëshmitar që ka dijeni për disa rrethana dhe fakte. Jemi në proces hetimi, jo gjykimi.
Manja: Unë i ftoj kolegët të jemi racionalë në këtë komision hetimor, sepse ligji për komisionet hetimore e thotë qartë. Dispozitat aplikohen në komision aq sa është e mundur. Rregullorja e Kuvendit, në lidhje me zëvendësimin e kryetarit dhe anëtarëve, ka rregulla të tjera që i referohen kodit të rregullores së Kuvendit të Shqipërisë. Në cilën pikë të nenit 17 të kodit të procedurës penale bazohet kërkesa juaj. Kjo, pasi zoti Berisha është thirrur si dëshmitar. Mos i ngatërro palët në këtë proces zoti Ristani. të vazhdojmë këtë seancë të komisionit hetimor.
vijon…
KOHA JONË SONDAZH

