Çështja CEZ/ Kërkohet dëshmia e Shkelzen Berishës
Komisioni hetimor për çështjen CEZ thërret për dëshmi Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Me votat vetëm të mazhorancës ky komision ka vendosur që djali i ish-kryeministrit të japë sqarimet e tij për lidhjet me Nuel Kalaj, i cili përmendet si ndërmjetës në privatizimin e dyshimtë të CEZ. Shkëlzen Berisha duhet të jetë në komision pasditen e datës 1 shkurt. Po atë ditë është thirrur edhe dëshmitari tjetër, Nuel Kalaj. Komisioni i ka kërkuar policisë së shtetit të çojë forcërisht për të dëshmuar ish-drejtorin e pastrimit të parave, Arben Doci.
KOHA JONË SONDAZH

