Çfarë do ndodhë sot para KQZ? Paralajmërimi i PD: Kemi për të bërë një njoftim me rëndësi
Ndërsa sot është afati i fundit për dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Partia Demokratike ka marrë një vendim të rëndësishëm , të cilin siç deklarojnë do ta bëjnë publik rreth orës 10:30, pikërisht para këtij institucioni.
Ndërsa nuk dimë cila do të jetë lëvizja e radhës e forcës më të madhe opozitare, të gjithë presin me kureshtje vendimin që ata do të kenë marrë.
Deri dje kryedemokrati Lulzim Basha deklaronte se nuk mund të shkojë në zgjedhje pa opozitën, e cila ka si kusht qeverinë teknike, e vetmja sipas të djathtëve, që mund të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kryedemokrati edhe dje foli për Republikën e Re që po afron, ndërsa prej ditësh paralajmëron kryeministrin e vendit Edi Rama se do t’i vijë fundi.
KQZ mblidhet sot
Sot është afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 18 qershorit në KQZ. PD pritet të bëjë një deklaratë pas pak para KQZ.
PS ende nuk ka bërë publikë emrat, Ndërsa mbrëmë LSI mblodhi kryesinë për të diskutuar për listat.
Në mbledhjen që zgjati rreth 80 minuta mësohet se është diskutuar mbi listën e deputetëve të LSI në qarqe, ku eshte rikonfirmuar gati 90% i grupit aktual parlamentar.
Burime për Ora News bëjnë me dije se është rifutur në listë Ylli Manjani dhe Nasip Naço, Edmond Hashinasto do të jetë në Elbasan, ndërsa nuk ka përfunduar ende lista e qarkut të Tiranës dhe Kukësit. Lista për Tiranën pritet të përmbyllet nesër.
KOHA JONË SONDAZH

