Çfarë do të ndodh me PD? Spahiu: Basha duhet krijojë parti të re, të mos merret me vulën private të Saliut

”Basha duhet të krijojë një parti të re”,-thotë juristi Kreshnik Spahiu. Për të Basha s’duhet të merret më me vulën private të Sali Berishës.

”Basha duhet të krijojë një parti të re politike. Kjo është një lojë më e ndershme më e barabartë dhe i heq çdo lloj alibie Berishës i cili në 2025, kur të humbë zgjedhjet mos të thotë humba, por më kishin vjedhur vulën buxhetin. Vetë Berisha thotë se këta janë organizata kriminale të Edi Ramës”,-tha Spahiu.

Po ashtu Kreshnik Spahiu e cilëson më shumë si lojë martesën e çiftit Meta-Kryemadhi sesa divorcin. Ai e cilësoi lëvizjen e tyre si një strategji për tu mbrojtur.

”Divorci nuk ka efekt prapaveprues. Meta dhe Kryemadhi janë subjekte të ILDKPI-së. Janë të detyruar të deklarojnë pasurinë e përbashkët që kanë si familjarë. Korrespondon deklarimi i pasurisë së Kryemadhit me atë të Metës. Meta do pretendoj se nuk janë pjesë. Bëhet fjalë për pasuri të padeklaruar të ndërtuar në mënyrë të njëanshme. Meta do të thotë në një moment se nuk kam dijeni se nuk i kemi vënë bashkë”.

SHKARKO APP