BEN BLUSHI: ÇFARË ËSHTË MINIMUMI JETIK
ÇFARË ËSHTË MINIMUMI JETIK
Këtë javë LIBRA propozoi zyrtarisht në Kuvendin e Shqipërisë përcaktimin dhe respektimin e minimumit jetik. Shumë vende të zhvilluara të botës e respektojnë minimumin jetik duke u dhënë kështu mundësi miliona njerëzve të kenë të siguruar plotësimin e nevojave bazë jetësore dhe të jetuarit me dinjitet.
Po çfarë është Minimumi Jetik?
Minimumi jetik është shuma monetare e një sërë produktesh ushqimore të përshtatshme për të siguruar funksionimin normal të trupit të njeriut dhe ruajtjen e shëndetit, plus një numër minimal artikujsh jo-ushqimorë dhe një numër minimal shërbimesh të nevojshme për të përmbushur nevojat bazë social-kulturore.
Si përllogaritet minimumi jetik?
Minimumi jetik i përllogaritur mbi bazën e shportës ushqimore për frymë në vitin 2015 rezulton të jetë përafërsisht 16.000 lekë në muaj (7,089 lekë në muaj për shpenzimet ushqimore dhe 8,913 lekë në muaj për shpenzimet jo ushqimore).
KOHA JONË SONDAZH

