Çfarë ndodhi gjatë natës në rrugën e Kombit dhe kush janë 2 djemtë e vdekur në aksidentin fatal
Nuk kanë të sosur vdekjet nga aksidentët. Tre djem kanë qenë duke udhëtuar gjatë natës në rrugën e Kombit dhe dy prej tyre kanë vdekur, ndërsa i treti lufton për jetën në spital, pasi u përfshinë në një aksident fatal pranë tunelit të Kalimashit.
Viktimat janë Denis Gjeta 30 vjeç dhe Marius Çeça 31 vjeç, që të dy banues në Tiranë. Shoferi që humbi kontrollin e mjetit është Marsel Busho, 35 vjeç. Ai gjendet i plagosur në spital, në Tiranë.
Aksidenti ndodhi sot rreth orës 02:30, në aksin rrugor “Milot – Tuneli i Kalimashit”, në vendin e quajtur “Vau Shkjeze”, Rubik, raportohet nga mediat dhe policia.
Nga hetimet e para rezulton se 35 vjeçari Marsel Busho, duke udhëtuar në këtë aks rrugor me automjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, ku mjeti është përplasur me mbrojtëset metalike anësore të rrugës.
Për pasojë kanë humbur jetën dy pasagjerët që ndodheshin në mjet, konkretisht shtetasit Marius Çeça, 31 vjeç, dhe D.Gj. 30 vjeç, banues në Tiranë,.
Policia tha se grupi hetimor po vazhdon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
KOHA JONË SONDAZH

