Çfarë po ndalon miratimin e draftit për votimin në kuvend?

Ajo që u pa si një konsensus sot pasdite por në darkë një deklaratë e Ambasadës së SHBA-së, ka sjellë shumë pikëpyetje mbi hapat e reformës. Lidhur me këtë, në mbledhjen e komisionit si maxhoranca dhe opozita janë kthyer në pikën zero pasi nuk po bien ende dakord për të mbyllur draftin e reformës në Drejtësi.

Ngërçi po lidhet me përbërjen e dy institucioneve të reja që do të krijohen, Këshilli i Lartë gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Partia Demokratike ka kërkuar vendet e rezervuara në këto dy komisione, nëse nuk do të ketë konsensus. Ndërkohë, për socialistët përbërja e tyre duhet të votohet me 2/3 e votave. Kjo është çështja që ende nuk po bien dakord palët për të votuar draftin përfundimtar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?