Çfarë po ndodh me reformën: Po bllokon PS apo PD?

Negociatorët e partive për reformën në drejtësi janë mbledhur mbrëmjen e sotme për të miratuar draftin e konsensusit që u arrit paradite. Por puna është bllokuar. Informacionet janë kontradiktore dhe asnjë prej partive politike nuk ka qëndrime zyrtare. Informacionet e vetme janë ato me burime nga ana e mediave online.

Për gazetën “Tema” reforma është bllokuar nga Partia Demokratike. 

“Partia Demokratike ka kërkuar ndryshime rrënjësore në draftin e reformës që nuk kanë asnjë lidhje me rekomandimet e ndërkombëtarëve. Edhe pse Eurokomisioneri Hahn i rekomandoi Bashës votimin duki i afruar si zyrë aplikuese presidencën dhe duke i shtuar faktin që ata që do të skualifikohen t’u tregohet shkaku, Basha ka ndryshuar gjithçka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bylykbashi ka kërkuar në komisionin e ekspertëve rishikim të KLGJ e KP. Siç dihet Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisënuk kanë qenë në debat më parë. PD i rinxorri në minutën e fundit dukë përmbysur gjithçka për të bllokuar reformën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kërkesa për të mbledhur serish negociatorët duket e pavend dhe e pavlerë përderisa nuk ka asnjë lloj ndryshimi në draftin që do votohet pas telefonatës dhe letrës së komisionerit Hahn. E vërteta është se komisioneri Hahn nuk solli asnjë lloj propozimi të ri dhe roli i OMN nuk ka ndryshuar nga sa ishte shkruar në draftin e Kushtetutes së publikuar nga ShBA dhe Be në datën 14 qershor.

Por burime nga PD dhe LSI bëjnë me dije se opozita kërkon të diskutoje sërish dhe negociojë çështje të tjera, jashtë çështjeve qe u negociuan diten e hënë deri ne 3 të mengjesit. Dhe eshte pikerisht PD, qe edhe me ndihmen e LSI, po vonon zbardhjen e ceshtjeve te dakordesuara diten e hene, nderkohe qe anetaret e PS presin ne komisionin e ligjeve te nisin punen per te miratuar dhe derguar ne seance plenare versionin perfundimtar qe do te votohet diten e nesërme”,- raporto Tema.

 Ndërsa portali Opinion.al shkruan se janë socialistët ata që kanë braktisur mbledhjen

“Ndërsa po i jepej dora e fundit draftit të reformës që do të futet për miratim nesër në parlament, puna ka hyrë sërish në ngërç. Opinion.al ka mësuar të tjera detaje nga ajo çfarë po ndodh në kryesinë e Kuvendit.

Aktualisht ekspertët e PS janë larguar nga mbledhja, ndërsa ekspertët e PD dhe LSI vazhdojnë të presin në sallë. Po sipas burimeve e gjithë mosmarrëveshja për për organet e vetingut. Palët në fillim kishin rënë dakord që të jetë e njëjta formulë për 4 organet e vetingut, ndërsa PS sonte ka kundërshtuar, duke kërkuar formula të ndryshme për 2 prej tyre. Në këtë moment puna është pezulluar”,- shkruan Opinion.al.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?