Çfarë populli! Rrezikon jetën për një tufë lakra!

Nga Mond Arizaj

Oooo kryeministër! Nuk bëhet me edukim e me lutje kjo punë, se nuk jemi aq popull i zgjuar sa ç’thoshe ti dikur për të na bërë qejfin. Jemi popull budalla! Që dalim grumbull-grumbull për të blerë lakra e sallatë, qepë e sallator, e për të takuar e për të shkëmbyer dy fjalë me miqtë e kusherinjtë. Jemi popull i trashë që na duket se ora 6-13 është për të bërë sullaco e për të marrë rreze dielli, se në atë orë koronavirusi merr pushim!

Jemi popull pa tru, nuk reagojmë fare nga çfarë shohim e çfarë dëgjojmë. Nuk përfitojmë nga koha që na dha situata në Itali. Po vdesin në Itali si mizat e po i djegin si në kohë të murtajes, ndërsa ne i qeshim njeri-tjetrit në fytyrë duke u ngjitur në tarraca, duke u kapur dorë me dorë, duke u përqafuar kur dalim nga izolimi.

Se prandaj është ai orari, te shmallemi me njeri-tjetrin! Popull komplet pa vetedije! A e dini se Bergamo ka qenë një ndër vendet me mjekesinë më fantastike, që edhe tani në pikën e fundit të fuqive, nuk lë askënd, të paktën pa i dhënë këshillë se si të marrë masat nëse është i sëmurë. Sado të mirë, të aftë, të perkushtuar të jenë mjekët tanë nuk e kanë kurrë mbështetjen materiale apo infrastrukturen mbështetëse si Bergamo.

O popull i papërgjegjshëm! Po si rrezikon jetën për një tufë me qepë?! Mbylli njëherë sytë e mendoje veten 15 ditë me tuba e me askënd afër. E di që nuk e beson se të duket e pamundur që kjo të ndodhë se inteligjenca te arrin deri tek qepet dhe hudhrat.

Ooo kryeminister! Nuk bëhet me lutje, nuk ka kohë as për edukim. Bëhet me dhunë! Një herë në tre ditë dilte vetëm një person nga familja për ushqime në Wuhan. Kaq! Kjo ishte liria! Dhe ja ku e ke Wuhanin sot. Ja ku e ke dhe Italinë që vazhdon e bën vrap….

SHKARKO APP