Çfarë pritet të ndodh në Kosovë? Ngjela: Vuçiçi do të përfundojë si Millosheviç nëse…
Avokati i njohur Spartak Ngjela, thotë se nëse do të vazhdojë hetimi ndërkombëtar për situatën në Veriun e Kosovës, presidenti serb Aleksandër Vuçiç përfundon si Millosheviçi. Sipas tij, serbët që sulmuan në Banjska nuk ishin të përgatitur për atë goditje nga ana e policisë së Kosovës.
“Ai ishte një sulm, për të cilin nëse do të vijojë hetimi ndërkombëtar, Vuçiçi do përfundojë si Millosheviçi. Vetëm një herë është rast. Nëse përsëritet është proces. Proces i krimit të organizuar. Çfarë ndodhi? Policia e Kosovës që kishte formacion ushtarak, ishte në nivel shumë të lartë. Goditja e tyre i trembi, i lanë armët dhe ikën.
Këtë e kuptojnë ata që kanë qenë në terren, kanë parë armët dhe mënyrën e përgjigjes së forcave të Kosovës. Ata po iknin sikur i kishin shpartalluar në luftë. Ata nuk e kanë ditur as armët, as formacionet që ka policia e Kosovës dhe as ndihmën që mund të ketë nga SHBA.
Mënyra si ikën ata, e ka mbyllur historinë. Kosova fitoi shumë pikë, nuk ka rëndësi për ndërkombëtarët, rëndësi ka që iu ka futur frikën atyre. Trupat e Kosovës kanë qenë në Amerikë për rreth 2 vjet. Unë them që nuk do kenë më kurajë ta bëjnë”, tha Ngjela.