Çfarë roli ka LaCivita në PD? Paloka: Jo thjesht ekspert fushate, por funksionar politik në PR

Deputeti i PD-së, Edi Paloka ka komentuar rolin e LaCivita në fushatën zgjedhore. Për të ai nuk është thjesht ekspert fushate, por funksionar në Partinë Republikane, dhe ka shtuar se do të bëhet publike kontrata me të.
Sipas Palokës, LaCivita ka ardhur me qëllimin për të mbështetur Berishën dhe interesi i PD-së është të ketë një lidhje të drejtpërdrejtë me administratën e Trump. Ai ka kritikuar ashpër qeverinë aktuale për korrupsionin.
”Sot ka ndryshuar situata. Me këto skandale, Rama nuk fiton kurrë. Arbitri që ka ardhur është në anën tonë. LaCivita është funksionar politik në Partinë Republikane. Nuk ka ardhur thjesht për para. Ai erdhi këtu duke thënë se jam krah Sali Berishës. Kontratën me të do ta bëjmë publike. Interesi është lidhja direkt me administratën e Trump. Nëse shqiptarët zgjedhin Ramën, kanë faj shqiptarët. Rama e tregon përditë që është në panik. Kënetë më të pisët se e Rilindjes nuk ka sot, e mbushur me korrupsion”, tha Paloka.