FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Çfarë thotë Rama pak orë para takimit me Bashën

Kryeministri Edi Rama iu ka uruar shqiptarëve një ditë të mbarë edhe mëngjesin e sotëm. Vetëm pak orë para takimit të shumëpritur me kreun e opozitës, Lulzim Basha, kryeministri ka zgjedhur një mesazh të veçantë për ditën e sotme. Ai ia kushton mesazhin Bienales së Mesdheut, që për herë të parë do ketë shtëpi të saj Shqipërinë. Ndërkohë, në sfond është muzika e Vaçe Zelës.
“MIRËMËNGJES ? dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë video mikpritëse dedikuar Bienales të Mesdheut – Edicioni XVIII që për herë të parë do të ketë #Shtëpi të saj Shqipërinë??
230 artistë të rinj nga 23 vende të Europës dhe Mesdheut u nisën këtë mëngjes nga Bari drejt vendit tonë për të kthyer hapësirat e Tiranës dhe Durrësit në një Qendër Ndërkombëtare të Artit me 6 ditë ekspozita, koncerte, filma, performanca etj. Kjo ngjarje e madhe europiane e artit që e vendos Shqipërinë në axhendën kulturore të Europës për këtë javë, do të kulmojë më 9 Maj, në Ditën e Europës, me eventin përmbyllës në Amfiteatrin e Durrësit ????”, shkruan Rama.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154711072526523/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?