Çfarë u vendos në mbledhjen e partive aleate?

Një ditë pas ftesës që kryeministri Edi Rama i bëri për tu ulur në dialog,. Lideri i opozitës Lulzim Basha ka mbledhur mbrëmjen e kësaj të hëne, aleatët e djathtë. Takimi urgjent i mbajtur në ambientet e selisë blu, përfundoi rreth orës 19:45, ku nuk pati asnjë prononcim për gazetarët.

Burime nga mbledhja tregojnë se në fokus të takimit kanë qenë zhvillimet e fundit politike për ti dhënë fund krizës në vend e për ta bërë opozitën pjesëmarrëse në zgjedhje.

Kujtojmë se kreu i LSI-së Ilir Meta dy ditë më parë tha se është urgjent për vendin ulja në tryezë dialogu e kryeministrit Rama dhe liderit të opozitës Basha, ku ky i fundit prej 47 ditësh proteston për qeveri teknike dhe ka bojkotuar edhe Parlamentin. Por jo vetëm kaq, për t’i dhënë fund krizës dhe për të qetësuar opozitën e cila akuzon qeverinë se do të përdorë policinë dhe administratën në zgjedhje, tha se është i gatshëm ti japë PD-së mandatin e tij si kryeparlamentar, të ministrave të tij dhe të gjitha postet në administratë. Por ndërkohë, duke ju përgjijgjur apelit të Metës, Rama nuk vonoi dhe i drejtoi Bashës, dy herë gjatë ditës, ftesën për tu ulur në dialog.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pikërisht këto ‘oferta’ të shfaqura kanë zënë pjesën kryesore të mbledhjes së aleatëve të djathtë këtë mbrëmje, por mësohet se opozita nuk është tërhequr nga qëndrimi i saj se vetëm me qeveri teknike vendi mund të shkojë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po ashtu, mësohet se Basha ka theksuar se Rama nuk mund të jetë kryeministër i qeverisë teknike. Teksa foli për një qeveri besimi, Meta tha dy ditë më parë, se Rama mund të ishte kryeministër i kësaj qeverie, vetëm nëse merrte besimin e opozitës.

Megjithatë, pritet të mësohet nëse do të ketë një përgjigje zyrtare të Bashës për ftesën e Ramës. Ulja në një tryezë dialogu, do të ishte hapi i parë konkret për ta nxjerrë vendin nga kriza politike. Deri më tani, gjithçka ka mbetur në kuadrin e deklaratave në distancë mes liderëve kryesorë politikë në vend shkruan Express.

Gjatë paradites së sotme kryeministri Edi Rama pati një takim përreth 1 orë me grupin e ngushtë të bashkëpunëtorëve të tij në qeverisje, ku i pranishëm ishte edhe ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili.

Ndërkohë pasditen e sotme kryeministri Rama është takuar me kreun e PDIU-së Shpëtim Idrizi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?