FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Charles Michel nuk do të kandidojë në zgjedhjet për Parlamentin Europian

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel është vënë në qendër të vëmendjes së fundmi pasi bëri të ditur kandidaturën në zgjedhjet për Parlamentit Europian, duke nënkuptuar se mund të linte postin që mban aktualisht. Sot pasdite, Michel bëri të ditur se do të tërhiqet nga gara. Lajmin kreu i Këshillit Europian e konfirmoi me anë të një postimi në mediat e tij sociale.

“Nuk do të kandidoj për zgjedhjet europiane. Do t’u përkushtohem përgjegjësive që mbaj aktualisht, me vendosmëri të palëkundur derisa ato të përfundojnë. Unë do të jem gjithmonë një mbështetës i vendosur i një Evrope që është demokratike, e fortë, e bashkuar dhe sovrane e fatin e vet”,-shkroi ai në Facebook.

Vendimi i befasishëm i Charles Michel për të kandiduar në zgjedhjet parlamentare evropiane në qershor, që do të nënkuptonte lënien e postit disa muaj para përfundimit të mandatit të tij, shkaktoi reagime të furishme mes zyrtarëve të BE-së, diplomatët evropianë dhe Parlamentit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?