FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Cilat janë 2 partitë që i bashkohen kampit opozitar sot më 1 Prill?

Mbrëmë vonë, kryedemokrati Lulzim Basha ka dhënë një lajm të rëndësishëm nga çadra përpara kryeministrisë ku opozita proteston që prej 18 shkurtit dhe kërkon zgjedhje të lira, të cilat sipas tyre, mund t’i sigurojë vetëm një qeveri teknike.

Sot më 1 Prill, Basha tha se kampit opozitar pritet t’i bashkohen edhe dy parti të tjera, ndonëse nuk i tregoi se cilat janë ato.

Orët e mashtrimit po marrin fund. Orët po numërohen mbrapsht. Një e ardhme me re po vjen. Qytetarët do të kenë fatin e tyre në duart e tyre. Qytetarë do të jenë zot te taksave të tyre. Ne si PD do të sigurojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme, që sigurohen vetëm me qeveri teknike dhe pa Edi Ramën. Kjo republike e re ka qindra nënë, baballarë të rinj dhe të reja që po na mbështesin. Ne do të jemi bashkë me ju deri në fitoren e betejës suaj për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ora e fitores po afron. Beteja vijon. Nuk është se dua të flas para se fitorja të bëhet realitet se më pas mos na mbete pishman. Koalicioni opozitar do të jetë fitues i zgjedhjeve”, tha Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të pranishëm në çadër ishin edhe aleatët e tjerë opozitarë, të cilët premtuan të qëndrojnë deri në fund me qëllim që vendi të qeveriset më mirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?