Cilat janë mediat që vendosin gjoba?
Dje Edi rama ka bërë një deklaratë të fortë e cila nuk mund të kalojë pa hetim. Në një takim të zgjeruar me përfaqesues të botes së biznesit dhe anëtare të kabinetit qeveritar të thirrur enkas për të trajtuar problematikat e aksionit tatimor të nisur prej dy muajsh, kryeministri Edi Rama iu adresua mediave me një fjalor të ashpër, duke i cilësuar gjobëvënëse. Ky reagim vjen pas publikimeve të qëndrimeve kritike ndaj praktikave të qeverisë në këtë proçes. Shefi i qeverisë i dha përgjigje disa shqetësimeve që ngriti biznesi në këtë takim, duke dhënë shembuj konkretë.
Kryeministri, Edi Rama, lëshoi sot një prej deklaratave më të rënda në adresë të mediave në vend por pa veçuar ndonjë, kur në kuadër të aksionit kundër informalitetit tha se ato janë rreshtuar kundër këtij aksioni për të mbrojtur informalitetin e bizneseve të tyre.
Rama: “Ne nuk e prekim 15%, kam dëgjuar shumë që kanë dalë lart e poshtë me informacione të ashtëquajtura nga negociatat e brendshme me FMN dhe këto informacione i krijojnë dhe i shpërndajnë biznese që kanë dhe media. Dhe me sa shoh janë dhimbjet e lindjes, e rilindjes së formalizimit. Pa llogaritur pastaj bizneset që kanë dhe media që vënë dhe gjoba, gjoba që janë proporcionale me kërkesat e tyre të paligjshme.Po kjo është temë tjetër. Ne nuk do të rrisim taksat, e kemi thënë qartësisht”.
Por nëse do prekim një temë tjetër është fakti sesi ka mundësi që një Kryeministër është në dijeni të mediave gjobëvënëse dhe sesi ligji nuk vepron karshi këtyre gjobëvënieve. Pse nuk i denoncon Edi Rama këta gjobvënës? Eshtë krim edhe kur e di për një krim e nuk e tregon. Ndaj duhet të flasi me emra Kryeministri.
KOHA JONË SONDAZH

