Çmendet moti në Itali! Një tornado e fuqishme, e papritur, pushton plazhin. Çadra dhe shezlongje në ajër…

Çmendet moti në Itali!

Një ditë e zakonshme pushimi në plazhin e Maccarese, në veri të Romës, u kthye në panik të pastër kur një tornado e fuqishme përshkoi papritur zonën e mbushur me turistë.

Pamjet e publikuara në rrjete sociale tregojnë momentet dramatike kur çadrat e diellit u shkëputën nga toka dhe u ngritën në ajër, ndërsa njerëzit vraponin nëpër rërë për të shpëtuar nga kaosi. Rëra, peshqirët dhe sendet personale u përplasën në ajër, duke krijuar një vorbull marramendëse mbi breg.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Dëgjuam një zhurmë të çuditshme dhe në pak sekonda gjithçka u kthye në rrëmujë. S’kishim kohë as të mblidhnim gjërat”, tha një pushuese shqiptare që ndodhej në vendngjarje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, një grua u raportua e lënduar lehtë, pasi u godit nga copëza të vorbullës dhe kërkoi ndihmë mjekësore në vend. Për fat të mirë, nuk pati viktima apo dëme të mëdha në njerëz.

Megjithëse shumica e pushuesve u larguan me vrap, disa refuzuan të linin shezlongët e tyre, qëndruan të ulur ndërsa rreth tyre shpërthente stuhia – një veprim që autoritetet e cilësuan si të rrezikshëm dhe të papërgjegjshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?