FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Çmimi rekord i naftës, Berisha: Çmenduri dhe vjedhje e qytetarëve nga Rama

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzon drejtëpërdrejtë kryeministrin Edi Rama, për çmimin 265 lekë për litër nafte që miratoi sot Bordi. Për të Rama kërkon të zhvasë çdo qindarkë nga familjet shqiptare, duke e çuar në stratosferë çmimin e naftës, nëpërmjet bordeve me mendësi komuniste.

“Çmimi i naftës shënon sot një tjetër rekord. 265 lekë për litër do të paguajnë shqiptarët duke nisur prej ditës së sotme. Çmenduri! Abuzim! Vjedhje! Krye-hajduti ka vendosur të zhvasë çdo qindarkë nga familjet shqiptare, duke e çuar në stratosferë çmimin e naftës, nëpërmjet bordeve me mendësi komuniste. Me naftën po bëhej një abuzim i tejskajshëm në vend. Edhe pa krijimin e bordeve situata ishte alarmante, por u zhyt edhe më thellë që në momentin e krijimit të bordeve të vjedhjes”.

Po ashtu Berisha sjell shembullin e rajonit, i cili ka një diferencë të dukshme me vendin tonë, ku edhe apelon për masa të menjërshme. ”Çmimi i naftës në rajon ka një diference të madhe me Shqipërinë, e faji këtu është kryekëput i qeverisë dhe Edi Ramës. Masa të menjëhershme duhen ndërmarrë ose çmenduria e këtij njeriu do të dëmtojë ekonominë e çdo qytetari shqiptar”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?