Ç’ndodh nëse Basha bashkohet me Ramën? Ilir Meta: Asgjë nuk është fatalitet, 25 prilli, provë zjarri për të gjithë politikanët!
Presidenti Ilir Meta, është pyetur në emisionin “Të Paekspozuarit”, për disa aludime, që hidhen shpesh për konsum nga kryeministri Rama dhe njerëz pranë tij, se pas 25 prillit mund të ketë një koalicion të madh PD-PS.
Meta tha se edhe nëse kjo gjë ndodh “nuk është fatalitet”, por u shpreh se 25 prilli do të jetë “vija e zjarrit” për çdo politikan, duke i’u referuar kryesisht Lulzim Bashës
“Asgjë nuk është fatalitet. 25 prilli është një ditë e provës së zjarrit për çdo njeri. Për atë që ka bërë deri tani dhe për atë që do të bëjë për të ardhmen. Kemi parë njerëz me 2-3 fytyra. Nga 25 prill do të kemi përfundimisht një provë të zjarrit për secalin politikan të Shqipërisë. Unë jam Ilir Meta, kam një fytyrë edhe me ambasadorët, edhe me opozitën edhe Edi Ramën. Për çdo cështje të rëndësishmë që ka të bëjë me punët e Shqipërisë. Në 25 prill, do të jetë provë zjarri për të gjithë. Po shkoj drejt kësaj prove të zjarrit, me bindje se kam bërë detyrën ndaj vendit. Do ta bëj edhe pas 25 prillit“, tha Meta.
Pjesë nga biseda:
Ylli Rakipi: Cfarë ndodh sikur të ndërtohet, një koalicion Rama-Basha?
Ilir Meta: Asgjë nuk është fatalitet. 25 prilli është një ditë e provës së zjarrit për çdo njeri. Për atë që ka bërë deri tani dhe për atë që do të bëjë për të ardhmen. Kemi parë njerëz me 2-3 fytyra. Nga 25 prill do të kemi përfundimisht një provë të zjarrit për secalin politikan të Shqipërisë. Unë jam Ilir Meta, kam një fytyrë edhe me ambasadorët, edhe me opozitën edhe Edi Ramën. Për cdo cështje të rëndësishmë që ka të bëjë me punët e Shqipërisë. Në 25 prill, do të jetë provë zjarri për të gjithë. Po shkoj drejt kësaj prove të zjarrit, me bindje se kam bërë detyrën ndaj vendit. Do ta bëj edhe pas 25 prillit. 25 prillit nuk i shmanget dot njeri.
Armand Shkullaku: Opozita kishte shansin të hynte e bashkuar në një listë të vetme, nuk u arrit kjo gjë. Mesazhi do të ishte më i fortë, edhe për popullin opozitar. Krijohet ideja që Kryemadhi prsh mund të thotë deputetët e mi shkojnë me Ramën. Apo zoti Basha.
Ilir Meta: Unë nuk hyj dot në çështje të opozitës. Dy gjëra mund t’i them sa i takon zonjës Kryemadhi. Ajo ka bërë një gabim, që ka dalë nga parlamenti, duke u solidarizuar, në mënyrë të pakuptimë. Dy gjëra janë të përjashtuara, që LSI të ketë koalicion me Edi Ramën, mendoj për sa e njoh. E dyta, që LSI të bëjë lojë të dyfishtë me ata që quhen oligarkë, apo me PPP-të. Me këtë shkatërrim të madh që ka ndodhur. Këto janë dy gjëra që jam i sigurtë se nuk ndodhin.
Ylli Rakipi: Mos na e merr Rama Lulishin, siç keni thënë ju?!
Ilir Meta: Ta marrë, nëse e merr do të thotë që e ka patur gjithmonë me vete. Nuk do të ndodhë hataja, do të pozicionohet shoqëria në raporte të reja. Jeta vazhdon.
/TPZ.al/