FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Corriere della Sera” shkruan për Shqipërinë, Rama: Gazeta udhërrëfyese për turistët italianë në Shqipëri

Me disa prej plazheve më të bukura në Mesdhe, qytete të pasurisë botërore në UNESCO, site arkeologjike dhe Tiranën plot jetë e në zhvillim të vazhdueshëm, Shqipëria përshkruhet si një surprizë në zbulim e sipër në artikullin e “Corriere Della Sera”, gazetës së mirënjohur që kthehet në udhërrëfyesen besnike të turistëve italianë nëpër Shqipërinë turistike. Në vitin 2023, italianët shënuan rekordin e 950 mijë vizitorëve në vendin tonë”, shkruan Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale.

Në artikullin e saj, “Corriere della Sera” thekson se kryeqyteti, Tirana është një qytet i gjallë dhe vazhdimisht në zhvillim, plot muze, bare dhe restorante të shkëlqyera, që shërbejnë kuzhinë vendase dhe ndërkombëtare.

Ndër të tjera në artikullin e “Corriere Della Sera”, shkruhet: Kryeqyteti, Tirana është porta e Shqipërisë. Zemra e qytetit është Sheshi Skënderbej. Në qendër është statuja e heroit shqiptar që mbrojti Shqipërinë dhe Perëndimin nga përparimi i Perandorisë Osmane në shekullin e XV. Teatri i Operës dhe Baletit, Banka e Shqipërisë, Xhamia Et’Hem Bej dhe Muzeu Historik Kombëtar kanë pamje nga sheshi. Në historinë e saj rrëfehet historia e Shqipërisë që nga epoka paleolitike e deri në ditët e sotme”, shkruan gazetarja italiane Francesca Masotti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, Bunk’Art2 është skena për të thelluar njohjen e historisë së Shqipërisë komuniste gjatë viteve të diktaturës së Enver Hoxhës.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Shtëpia me Gjethe”, kushtuar veprimtarisë së policisë sekrete dhe spiunazhit gjatë diktaturës, fitoi Çmimin Muzeor të Këshillit të Evropës në vitin 2020. Galeria Kombëtare e Arteve ka një koleksion të pasur me vepra të piktorëve shqiptarë nga fundi i shekullit të XIX deri në vitet 2000.

Së fundi, në portat e qytetit, Bunk’Art 1 është një muze i ndërtuar brenda bunkerit më të madh anti-atomik në Shqipëri.
Në mbi 100 dhomat e tij tregohet historia e Tokës së Shqiponjave, nga pushtimi fashist e deri te komunizmi.
Piramida, ish-mauzoleumi i diktatorit Enver Hoxha, më vonë bazë e NATO-s gjatë luftës së Kosovës, është shndërruar në qendrën më të madhe kulturore, shkencore dhe teknologjike në Ballkan.

Një shëtitje e shkurtër nga ndërtesa të çon në “Stadiumin Air Albania” dhe Parkun e Madh, mushkërinë e gjelbër të kryeqytetit.

Pak metra larg është Blloku, zona e jetës së natës në Tiranë, e njohur për kafenetë, restorantet, baret dhe veprat e shumta të artit të rrugës. Në vitet e diktaturës ishte e rezervuar ekskluzivisht për elitën politike dhe nuk lejohej hyrja e të tjerëve.
“Pazari i Ri”, tregu i fruta-perimeve, Kalaja e Tiranës, kalaja e vjetër e Tiranës, janë dy vende ideale për të blerë suvenire të qytetit dhe për t’u çlodhur duke pirë një kafe. Për më tepër, Tirana është shtëpia e Qendrës Botërore të Bektashinjve, një vëllazëri islame e themeluar në shekullin e XIII.

Pak km larg Tiranës, Kruja dhe Durrësi zakonisht eksplorohen brenda një dite nga kryeqyteti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?