Covid-19, situata në Shqipëri më mirë se në Europë

Imunizimi natyror i popullsisë, ka bërë që Shqipëria të jetë në nivele të mira të pandemisë së Covid-19 në rajon. Sipas epidemiologut Ilir Alimehmeti, incidenca dy javore e rasteve të reja të Covid-19 të ndikuara nga përhapja gjerësisht e variantit ”Delta”, në Shqipëri është 15.5 për 100 mijë banorë, dyfish më pak se Kosova dhe dhjetëra fish me pak se Europa.

“Në europë kemi një incidencë dy javore për 100 mijë vetë rreth 200. Në Shqipëri është 15,2. Edhe vdekshmëria incidenca është 3,7 në Europë dhe 0,3 në shqipëri. Shifrat në Shqipëri janë shumë të ulëta”.

Për ekspertët, ndonëse në Shqipëri po vihen re rritje të numrit të infektimeve, situata nuk paraqitet problematike për sa kohë shtrimet ën spital mbeten në nivele të ulëta. Për ti paraprirë çdo situatë në vjeshtë, ata rekomandojnë vaksinimin për të shmangur format e rënda të Covid-19 dhe shtrimet në spital.

SHKARKO APP