Ç’po ndodh në çadrën e protestës? PD: PS plan për provokim fizik nga militantët e saj, vendi drejt konfliktit

Në një status të publikuar në rrjetin social “Facebook”, Sekretari për Politikën me Jashtë në Partinë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka paralajmëruar shpërthimin e një konflikti në vend.

Shkak sipas tij është fakti se mazhoranca ka një plan për të provokuar fizikisht opozitën duke mobilizuar sipas tij militantë socialistë afër çadrës së ngritur nga Partia Demokratike para godinës së kryeministrisë.
collaku
“Rilindja plan për të provokuar fizikisht opozitën, mobilizon militantët afër çadrës. Vendi drejt konfliktit”, – paralajmëron zyrtari i PD.Ndërkohë burime nga policia e Tiranës pohojnë për “BalkanWeb” se situata pranë çadrës së PD-së në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” paraqitet e qetë dhe se sipas tyre bëhet fjalë për spekulime politike që nuk kanë asnjë bazë reale.Sipas të njëjtave burimeve, strukturat e Policisë së Shtetit nuk kanë asnjë indicie që militantët e PD-së të jenë provokuar apo të provokohen në të ardhmen duke garantuar se janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e protestës dhe garantimin e rendit e sigurisë pranë çadrës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?