Çuçi mbledh grupin e deputetëve të PS: Merrni pjesë në seancat e Kuvendit
Kreu i grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi, mblodhi ditën e sotme Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste për të diskutuar mbi agjendën e javës së re në Kuvend dhe seancën e ditës së enjte.
Seancën e radhës do të paraqitet në Kuvend edhe Raporti Vjetor i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian për vitin 2023.
Çuçi kërkoi prezencë të deputetëve në seancë, jo thjesht për të pasur numrat për miratimin e projektligjeve, por edhe për të marrë pjesë në diskutimet sipas rendit të ditës. Mbledhja vijoi më pas me trajtimin e çështjeve të ndryshme të ngritura nga deputetët sipas zonave të tyre.
KOHA JONË SONDAZH

