Çudit zyrtari i Rilindjes, Plarent Ndreca: Negociatat janë hapur!

Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel i tha jo Shqipërisë për negociatat, por Plarent Ndreca, ish-sekretar i përgjithshëm në disa ministri të Rilindjes gjatë viteve të fundit, thotë se negociatat janë hapur.

“Nuk është faji i Shqipërisë. Ne e kishim Gjykatën Kushtetuese funksionale dhe nuk i kishim të hapura negociatat. Me iniciativën e BE-së dhe SHBA-së u ndërmor një reformë e rëndësishme, ajo në drejtësi. Nuk është faji i qeverisë për vonesën e krijuar në Gjykatën Kushtetuese. Janë brenda KED-ja, Presidenti dhe Kuvendi. Nuk kemi datë për negociatat, por ato janë hapur ”- tha Ndreca në emisionin “Open” në Top Channel.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?