“Çunat e Londres”, Gjiknuri: Përfitojnë nga amnistia vetëm për të ardhurat nga aktivitete të ligjshme
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri u ka bërë thirrje emigrantëve shqiptarë në Britaninë e Madhe, që të vijnë të investojnë në Shqipëri dhe të përfitojnë nga nisma e re e qeverisë për të aministuar të ardhurat e fituara nga aktivitete të ligjshme. Gjatë një bashkëbisedimi me shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në londër bashkë me dy deputetët e tjerë Blerina Gjylameti dhe Lavdrim Krashi, Gjiknuri nënvizoi se nga nisma e re, të rinjtë që punojnë dhe jetojnë në Londër mund të përfitojnë nga amnistia vetëm për të ardhurat nga aktivitete të ligjshme.
“Nga ana tjetër ne po ndërmarrim një politikë tjetër shumë të guximshme. Shumë shpejt do miratojmë edhe ligjin për amnistinë fiskale. Unë e di shumë mirë realitetin. Njerëz këtu mund të punojnë me emra të tjerë, njerëz këtu mund të punojë dhe në të zezë, punojnë në firma ndërtimi, në bujqësi. Kjo është një mundësi e mirë që qeveria shqiptare po e bën për të legalizuar, për të amnistuar të gjithë këtë para që vjen nga mundi i shumë shqiptarëve. Këtu në Londër shumë njerëz kanë ardhur dhe me identitet tjetër se ashtu që koha në vitet 90’.
Kanë vështirësi për transfertat bankare për të ardhurat e tyre. Pse? Sepse autoritetet kërkojnë llogari. Janë burokraci, ka paragjykim. Se kështu është bota plot paragjykime. Jo erdhën këto çunat e Londrës, jo erdhën çunat e Londrës, pse more çfarë kanë çunat e Londrës?! Njerëz si të gjithë janë, janë njerëz që kanë marrë rrisqet e tyre, duan të ndërtojnë jetën e tyre. Kjo është një mundësi shumë e mirë. Përse? Sepse keni mundësi të legalizoni paratë tuaja dhe t’i investoni në Shqipëri me një pagesë minimale takse.
Përveçse legalizimit të parasë tuaj kjo do krijojë domosdoshmërinë për të ndjekur investimet aty. Përse jo të blesh një pasuri në Shqipëri përse jo të ndërtosh një aktivitet ekonomik. Tashmë mundësitë janë shumë të mira dhe në agro-turizëm. Shumica juaj mbase këtu vijnë nga krahina të ndryshme të Shqipërisë”.