Deputetja e PD, Dhurata Çupi: Të dalim me kandidatë të përbashkët ose i dorëzojmë zgjedhjet në tavolinë Ramës

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku foli për bisedimet që po zhvillohen mes grupit Alibeaj dhe pjesës tjetër të Partisë Demokratike, për të dalë me kandidatë të përbashkët dhe për të mos u përçarë në zgjedhjet lokale. Çupi tha se dështimi për të dalë me kandidatë të përbashkët do të ishte dorëzim i zgjedhjeve lokale në tavolinë te Edi Rama.

”Në mbledhje kishte aprovim të përbashkët që ne duhet të japim mesazhin e bashkimit për zgjedhjet vendore. A u mandatua zoti Bardhi? Nuk mendoj se u përdor terminologjia negocim, sepse jemi brenda grupit tonë, por për të gjetur atë që na ndan dhe për të biseduar. Është veprim i vonuar. Ne mund ta kishim që në mbledhjen e parë të grupit këtë vendim bashkimi”.

Ylli Rakipi: Çfarë ndodh nëse nuk bien dakord Bardhi me Palokën?

Dhurata Çupi: Bardhi është mandatuar për të përfaqësuar grupin dhe për të rënë dakord. Nuk mendoj se mund të ketë opsion për të mos rënë dakord. Të dalësh me dy kandidatura do të thotë ti japësh zgjedhjet në tavolinë Edi Ramës. Nuk dua ta mendoj opsionin që nuk biem dakord.

SHKARKO APP