Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Dade mbron Haradinajn: Sulmi i Ramës, i papranueshëm. E majta duhet të ribëhet

Politikë E mërkurë, 8 Janar 2020 22:21
Dade mbron Haradinajn: Sulmi i Ramës, i papranueshëm. E majta duhet të ribëhet
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar në Vjenë prioritetet e OSBE. Ndër të tjera ai tha se e sheh këtë kryesim si mundësi për progres për njohjen e Kosovës, megjithëse në Prishtinë tha jam “tradhëtar” dhe në Beograd “nacionalist”.

Por për Arta Daden, njohëse e mirë e dioplomacisë, kjo është një deklaratë naive pasi OSBE vepron si organ kolegjial.

“Kryeministri në më të paktën mendon me naivitet që do të shtojë njohjet brenda OSBE. Edhe pranimi i Kosovës në OSBE është patjetër nëse do të jenë 100% dakord të gjitha vendet, nëse një vend vendos veton nuk mund të pranohet. Mbi të gjitha duke qenë se ti merr presidencën nuk mund të flasësh si një vend që të cënohen interesat e tua sepse ti do të përfaqësosh interesat e të gjithë vendeve anëtare të OSBE. Është retorikë për propagandë ose të paktën nga padija dhe mungesa e informacionit që kryeministri ka sesi funksionon organizata për siguri dhe bashkëpunim në Europë”, u shpreh Arta Dade.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

E ftuar në Rtv Ora ajo dënoi fushatën e Serbisë për tërheqjen e njohjeve të Kosovës.

Ndërsa nismën për shengenin ballkanik e konsideron një investim bosh.

“Serbia vazhdon të punojë për tërheqjen e njohjeve. Nuk është nocion ligjor por kjo tregon se Serbia nuk ka nxjerrë asnjë mësim nga dashamirësia që Shqipëria ka treguar duke e vendosur presidentin Vuçiç në krye të një nisme e cila është mbivendosjen, nuk është nismë e re. Jam dakord me të gjitha shqetësimet që kanë ardhur nga Kosova por edhe gjithë klasa politike në Shqipëri. Është një nismë që nuk të çon askund. Shqipëria dhe të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor janë të inkuadruara në mjaft nisma rajonale që kanë qenë edhe efikase. Ato elementë që këta rreken ti zgjidhin brenda vendeve të tyre përpos faktit që nuk kemi ansjë vijë kufitare me Serbinë. Është kohë e humbur kot nga problemet kardinale që kemi sot. Aq më tepër që nuk kemi rakordim me autoritetet e Kosovës”, tha Dade.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ish-ministrja dhe ish-deputetja socialiste me nota kritike foli edhe ndaj kryeministrit Edi Rama për sulmet verbale ndaj kryeministrit të Kosovës Haradinaj.

“Është i papranueshëm sulmi që kryeministri i Shqipërisë i ka bërë kryeministrit në detyrë të Kosovës. Kryeministri e humbet toruan në momente të caktuara dhe në mënyrë aspak diplomatike, në mënyrë të papranueshme diplomatike sulmon. Do të ishte e papranueshme edhe për një autoritet të një vendi tjetër që nuk është as miqësor me ne. Nuk e di pse ndodhin. Këto tregojnë një kryeministër që nuk është i qetë dhe kërkon të imponojë vullnetin e vet”, deklaroi Arta Dade.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

10 Nëntor 2026, 18:31
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

“E majta duhet të ribëhet”

Si jo pak socialistë, Arta Dade, është e mendimit se e majta duhet të ribëhet. E ftuar në Rtv Ora, ish-deputetja socialiste shprehet në mbështetje edhe të ndryshimit të sistemit.

“E majta duhet të ribëhet. Pashë sot në lajme  janë mbledhur 50 mijë firma për të ndryshuar sistemin zgjedhor. Kjo do të jetë një pikënisje fantastike për të krijuar një frymëmarrje demokratike dhe për forca të reja që të marrin pjesë në zgjedhje.Të kemi parlament demokratik dhe jo parlament të emëruar nga numri një i secilës parti. Do të isha mbështetëse e fuqishme e një sistemi tjetër ku njerëzit do të përzgjidhnin dhe do të ishin më të lidhur direkt për llogaridhënie me deputetin e tyre. Unë kam qenë e zgjedhur direkt katër herë. Të jep lidhje dhe përgjegjësi më të madhe ndaj elektoratin”, tha Dade.

Jashtë politikës dhe diplomacisë, Arta Dade thotë se kjo ishte jashtë vullnetit të saj, por shton se me këtë parlament lumturohet që nuk është pjesë e tij.

“Kjo ishte zgjedhja e kryeministrit dhe jo zgjedhja ime. Por mendoj se në këtë parlament nuk kam humbur ndonjë gjë, nganjëherë lumturohem që nuk jam.Nuk jam shkëputur nga politika, e ndjek politikën. Në gjithë veprimtarinë politike në Tiranë jam shumë e angazhuar”, deklaroi ish-deputetja socialiste Arta Dade.

Etiketat e lidhura

Arta Dade
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 3 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 3 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 4 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 4 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 8 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 5 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 10 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 10 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.