Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Përjashtimi në Kuvend
  • Protesta studentore
  • Procesi i Berlinit
  • Balla kundër Berishës
  • Dhomat e Specializuara
  • Protestat në Francë
  • Ilir Meta
  • Kandidatura e LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Përjashtimi në Kuvend
  • Protesta studentore
  • Procesi i Berlinit
  • Balla kundër Berishës
  • Dhomat e Specializuara
  • Protestat në Francë
  • Ilir Meta
  • Kandidatura e LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Damian Gjiknuri dhe Llatja takim me mjekët dhe infermierët: Vota për PS-në, garanci për vijimin e rritjes së pagave

Politikë E diel, 30 Prill 2023 14:13
Damian Gjiknuri dhe Llatja takim me mjekët dhe infermierët: Vota për PS-në, garanci për vijimin e rritjes së pagave
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri zhvilloi një bashkëbisedim me mjekët dhe infermierët e Elbasanit për t’i përgëzuar për punën e palodhur në shërbim të qytetarëve dhe rolin e tyre të pazëvendësueshëm në shoqëri. Në fjalën e tij, numri dy i socialistëve u shpreh se kjo mazhorancë ka treguar një vëmendje të veçantë për përmirësimin e kushteve në sistemin shëndetësor me investimet në spitale, qendra shëndetësore dhe rritje të konsiderueshme pagash për mjekët dhe infermierët.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Qeveria shqiptare reagoi në momentin dhe kohën e duhur. Të gjitha këto politika pagash që kanë filluar të japin rezultat. Unë kam pasur kontakte me mjekë, në rrethana krejt shoqërore dhe ma kanë thënë këtë gjë. Është tjetër gjë të investosh në infrastrukturë, është shumë mirë të investosh në infrastrukturë sepse infrastruktura është baza, po nga ana tjetër, po nuk trajtove dhe mjekët, personelin shëndetësor, çfarë vlere ka gjithë ajo para e investuar në qoftë se nuk do të kesh personel shëndetësor. Kjo që ka filluar tashmë është një diçka shumë e prekshme, shumë e mirë dhe jam i bindur që të gjithë ju e vlerësoni”, tha ai.

Mund t'ju interesojë

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22
Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë

Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryemin...

27 Shtator 2026, 19:36

Gjiknuri, që është njëherësh dhe drejtues politik i qarkut, u shpreh se Kryeministri Rama ka deklaruar që kjo paketë do të vazhdojë dhe mjekët do të jenë në vëmendje të të gjithë mbështetjes financiare.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Mjekët dhe mësuesit gjithmonë të imponojnë respekt. Pikërisht ky lloj trajtimi, kjo mbështetje financiare, u krijon mundësi për karrierë, por të jenë dhe të mirëpaguar. Ndonjëherë njerëzit i krahasojnë dhe me vendet e tjera. Po duhet të shikosh për kushtet e vendit tënd, për të ardhurat që ke dhe sesi e ndërton veten tënde. Është një gjë e thjeshtë të thuash të shkosh jashtë. Po të shkosh jashtë ka një kalvar goxha të madh mundimesh. Ka dhe njerëz që duan të bëjnë karrierën bazë dhe ta ndërtojnë në vendin e tyre. Jam i bindur që me këtë politikë që ka nisur do të vazhdojë mbështetja për mjekët dhe për të gjithë personelin shëndetësor”, siguroi numri dy i socialistëve.

Ai u shpreh se konsolidimi i bashkëpunimit qeveri-bashki edhe përtej 14 majit, është vazhdimi i politikës së nisur për rritjen e pagave dhe trajtimin e duhur të të gjithë personelit mjekësor. “Ne jemi një ekip. Edhe Gledi, kur themi Gledi nuk është vetëm, ne jemi një ekip politik. Vota për 14 Majin është dhe një garanci për politikat që ka nisur qeveria, rritjen e pagave, qëndrueshmërinë e kësaj qeverisje dhe për vazhdimësinë e të gjithë politikave të mira për shëndetësinë. Jo se çdo gjë shkon mirë dhe në shëndetësi, patjetër ka nevojë për më shumë, por është futur në një rrugë të mbarë. Mbështetja financiare është e para, siç janë dhe investimet në infrastrukturën mjekësore. Konsolidimi i fitoreve në pushtetin vendor është një garanci që këto gjëra do të vazhdojnë”, deklaroi Gjiknuri.

Numri dy i socialistëve komentoi dhe alternativën përballë, duke theksuar se kur ata e kishin në dorë pushtetin, nuk bënë asgjë. Gjiknuri tha se opozita kërkon që ta kthejë Elbasanin në një bunker politik, duke bllokuar projektet e nisura.

“Nuk është pse kemi të besojmë tek të tjerët që thonë, se ai që s’ka gjë në dorë, të premton qiejt. Ai mund të thotë se do t’i trefishojë rrogat, do t’i katërfishojë. Megjithëse po ta pyesësh se çfarë bëre, kur kishe në dorë për profesionet në fjalë, do thotë: -“Nuk bëra gjë, se tani e kuptova që bëra gabim”. Atëherë çfarë garancie ka që ti do të veprosh ndryshe? Në fakt, rekordet e njeriut janë baza jo ajo çfarë thua. Ajo çfarë ke bërë është baza e themelimit dhe vërtetësisë të asaj që thuhet. Nga njëra anë unë them se ne kemi qenë shumë konkretë. Natyrshëm ka dhe gjëra që ne duhet të reflektojmë. Po nga ana tjetër shoh preokupimin e kësaj qeverie, të Kryeministrit Rama. Ndodh që kur ndryshon kahu politik, fillon kthehet në një bunker politik, fillon kthehet në një Foltore të re politike bashkia që merret nga opozita në marrëdhënien me qeverinë. E fatkeqësisht ndëshkohen qytetarët e këtij qyteti, kur ndërkohë janë shumë projekte tashmë të nisura për bashkinë, qoftë rehabilitimi i lagjes së Kalasë, por dhe projekte të tjera që e ngrenë Elbasanin në një vend tjetër”, theksoi Gjiknuri.

Etiketat e lidhura

Damian GjiknuriSekretari i Përgjithshëm i PS-së
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 1 ore

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 2 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 2 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 3 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 5 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 ”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 2 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.