Damian Gjiknuri: Mazhoranca ka vullnet për të dëgjuar të gjitha palët
Bashkëkryetari i PS në Komisionin e Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka dalë në një konferencë për mediat pas mbledhjes që u mbajt online.
Gjiknuri u bëri thirrje deputetëve të opozitës të mos bllokojnë zhvillimet e mbledhjeve, pasi ky kominision është në interes dhe të vetë opozitës.
“Vullneti i maxhorancës është që të gjitha flukset e opozitës të vijojnë me propozime konkrete, të diskutohen me ekspertët e ODIHR për probleme konkrete. U bëj thirrje që “ju lutem mos e pengoni zhvillimin e këtij komisioni”, i duhet opozitës që ato shqetësime të adresohen në kohë, PS mazhoranca mund të jetë e qetë në këtë Kod Zgjedhor. Ti kemi të gjitha problemet që rrjedhin në raportin e ODIHR. Komisioni është një komision shumëpartizan gjithpërfshirës dhe i intereson produkti”, tha Gjiknuri para mediave.
KOHA JONË SONDAZH

