Damian Gjiknuri në Angli te Kongresi i Laburistëve

“Gjatë punimeve të Kongresit të Laburistëve në Liverpool, zhvillova një bisedë me David Lammy, Sekretari në hije për Punet e Jashtme dhe njëkohësisht kreu i diplomacisë britanike nëse laburistët fitojnë zgjedhjet. U befasova nga thellësia e njohjes që kishte për Ballkanin dhe në veçanti për ngjarjet e fundit në Kosovë. Më siguroi për mbështetjen e laburistëve, ashtu sikurse dhe në të kaluarën nën qeverisjen e Tony Blair, duke nënvizuar se Britania do të jetë në krah të së drejtës ndërkombëtare, dhe një nga mbështetësit e palëkundur të progresit të demokracisë në vendin tonë. #Lab23′- shkruan Damian Gjiknuri, deputet i PS.

Gjiknuri mori pjesë në Kongresin e Laburitëve britanikë në Liverpul të Britanisë së Madhe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po nga Anglia Gjiknuri ka postuar edhe aktivitetin që do të zhvillohet në sheshin Skënderbej për Lekë Gjiknurin, një personalitet i botës shkëncore shqiptare.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?