Damian Gjiknuri në festën e Gështenjës në Labinot-Mal në Elbasan
Aktualitet Politikë E Shtunë, 29 Tetor 2022 14:31
Damian Gjiknuri, si sekretar i përgjithshëm i PS dhe si drejtues politik i qarkut të Elbasanit, ishte sot në fshatrat e Elbasanit. Pas takimeve ai shkruan:
“Bashkë me Gledin, Majlindën dhe Bukuroshin iu bashkuam festës së Gështenjës në Labinot – Mal që po kthehet në traditë teksa organizohet për vit të dytë radhasi, ku promovimi i produkteve bio, aktivitetet kulturore dhe pjesëmarrja e shumtë e qytetarëve krijuan një atmosferë fantastike.
Mbi 300 ton gështenja, që prodhon kjo zonë çdo vit, shkojnë për eskport në tregjet europiane.
Bukuritë natyrore që ofron kjo zonë janë një potencial i jashtëzakonshëm për ta kthyer Labinot – Malin një destinacion të preferur turistik për qytetarët vendas e të huaj”- përfundon postimin e tij në facebook Damian Gjiknuri.

KOHA JONË SONDAZH