Damian Gjiknuri shkon në Dibër dhe u përcjell dibranëve përshëndetjet e Edi Ramës

PS zhvilloi takimin përmbyllës për zgjedhjet e 6 marsit në mbështetje të kandidatit Rahim Spahiu. Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri u shpreh se vota për Rahim Spahiun dhe për PS është votë për garancinë e zhvillimit të Dibrës.

Si Sekretar i Përgjithshëm, dua t’ju sjell përshëndetjet e kryeministrit të Shqipërisë, i cili para se të nisesha këtu më tha: Damian dua t’u thuash dibranëve se fitorja në Dibër është gjëja më e rëndësishme që unë kam dhe dua që në 6 mars Dibra ta nderojë Partinë Socialiste dhe djalin e saj Rahimin. Më lejoni ta them përse ka rëndësi kjo! Nga Dibra fillojnë mesazhet e mëdha. Ju e keni vënë re që kundërshtarët tanë, përçarësit, thonë se nga Dibra përmbysim qeverinë. Ju kujtohet edhe në vitin 2016 kur ish aleati ynë, presidenti aktual, dhe Lulzim Basha kryetar i PD-së, vinin këtu e na thoshin se nga Dibra do fillojë përmbysja e madhe.
Çdo dibran me të drejtë pyet: çfarë është Dibra ‘mish për top’ i njerëzve në Tiranë? Jo!
Njëri këtu më tha: Damian dibrani ka një karakteristikë, mençurinë. Pra, dibrani di të orientohet drejt. Në 6 mars ju do të orientoheni drejt. Vota për Rahimin dhe për Partinë Socialiste është votë për garancinë e zhvillimit të Dibrës”, theksoi Gjiknuri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?