Damian Gjiknuri, takim me pensionistë në Vlorë: Besoni ata që kanë dhënë prova

Kandidati i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, zhvilloi një takim me pensionistë të Rajonit 2 në Vlorë. Gjiknuri i cilësoi ata si kontributorët ndër vite të Partisë Socialiste, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e përhershme që kanë treguar, ndërsa u ndal te vëmendja që qeverisja e Partisë Socialiste ka treguar përmes përfshirjes në programin e saj të rritjes së pensioneve.

Tanimë Shqipëria i ka mundësitë të rrisë pensionet, por sidomos pensionet minimale. Në vitin 2026, pensioni minimal do të jetë 20.000 lekë dhe pensioni mesatar 40.000 lekë, duke e cilësuar këtë si vepër të punëve të mira që ka bërë kjo qeveri dhe e mundësive financiare që tanimë vendi ynë i ka. Antarësimi në Bashkimin Evropian do të ndikojë dhe në vëmendjen e shtuar ndaj kategorisë suaj, duke zgjeruar skemën e rimbursimit të ilaçeve. Unë ju garantoj se do të merrem personalisht me çështjen e transportit publik, për të zgjeruar frekuencën e zonave ku ofrohet ky shërbimin si dhe respektimin në kohë të itinerarit të transportit publik.

Jam politikan që i kam provuar edhe sfidat. Karrierën time e kam filluar kur të tjerët iknin nga Partia Socialiste. Në 14 shtator të vitit 2005, kur qeveria Berisha bënte betimin, une u anëtarësova në PS, atëhere forca politike në opozitë. Vij në listë të hapur, duke reflektuar vlerat e socialistit, prandaj dua mbështetje masive, veçanërisht nga ju, besnikët e përhershëm të PS-së”, theksoi Gjiknuri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?