FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Damian Gjiknuri zgjidhet sekretar i përgjithshëm i PS

Damian Gjiknuri do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste në katër vitet e ardhshme, duke zëvendësuar Taulant Ballën.

“Fitoret tona e kanë bazën te gatishmëria jonë që të zgjohemi më herët se të gjithë të tjerët dhe të flemë më vonë se tjerët. Nuk mund të zgjohen më vonë e të flenë më herët dhe të mundon PS. Po arritën të zgjodhëm e të flenë kur e bëjmë ne, kanë mundësi.

Do ta ndryshojmë sot komplet Sekretariatin e PS. Drejtuesit politikë të qarqeve propozoj t’i quajmë kryetarë të PS në qarqe. Sekretariati i ri ekzekutiv do të ketë rolin më të vështirë, në memorien time, sepse duhet të bashkëpunojë ngushtësisht me Akademinë Politike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në grupin Servet Pëllumbi, Lindita Nikolla, Ervin Bushati, Arbjan Mazniku, si dhe disa akademikë të huaj. Sekretari i Përgjithshëm do të jetë Damian Gjiknuri. Unë kam vlerësimin më të madh për Taulant Ballën, në krye të kësaj detyre. Blendi Klosi do të jetë Sekretari Organizativ”, u shpreh Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?