DASH insiston: Kemi plot materiale për Berishën!
Nuk ndalon SHBA. Prapë flasin nga Departamenti Amerikn i Shtetit për dënimin e Berishës. Sapo ish-kryeministri Berisha iu përgjigj publikisht sekretarit amerikan të shtetit, DASH ka reaguar në mënyrë të terthortë.
Gazeta “Illyria”, gazeta shqiptaro-amerikane në New York, ka marrë një prononcim nga një zyrtar i Departamentit të Shtetit. Ai (zyrtari lartë) pohoi për gazetën në fjalë se Sekretari i Shtetit ka në dispozicion “informacion të besueshëm lidhur me përfshirjen e Berishës në korrupsion të ndjeshëm dhe përpjekje për të ndërhyrë në proceset publike si dhe shpërdorim të fondeve publike në Shqipëri”.
“Duke shprehur keqardhje per vendimin dhe duke e konsideruar ate pa asnje baze konkrete, ju ftoj te beni publike çdo fakt e dokument qe administrata e juaj, apo kushdo ne bote, mund te disponoje per te argumentuar pretendimin tuaj per mua dhe familjaret e mi”, shkroi dje Berisha në Facebook.
Mirëpo, gazeta në fjalë shton se qeveria e Shteteve të Bashkuara “nuk do të angazhohet me individë të korruptuar si Berisha që të mos përfitojnë mbështetje dhe kredibilitet”.
DASH insiston se ka materiale të plota për ish-kryeministrin Berisha, kurse ky i fundit insiston që ti publikojnë.
KOHA JONË SONDAZH

