Dash Shehi: PD-në nuk mund ta kthejë në pushtet çështja “Doshi”

Dashamir Shehi thotë se opozita po izolon veten, nëse do të vijojë me protestat për çështjen Doshi. Aq më tepër që çështja “Doshi”, sipas Shehit, nuk mund të kthehet në instrument kryesor për të bërë opozitë. Unë nuk besoj që opozitën e kthen në pushtet çështja “Doshi”. Nuk e kthejnë situata krimi, sado të rënda, por idetë për të ecur përpara. Tezat e vërteta për të kundërshtuar këtë shumicë i kemi aty”, tha Shehi për News 24.

Ai shprehet ndërkohë se Meta duhet të jepte dorëheqjen, por nga ana tjetër ka shtuar se opozita duhet të lërë institucionet të flasin. Mendoj se Meta duhet të jepte dorëheqjen dhe është më kohë ta bëjë për të rikuperuar shumëçka. Por, nga ana tjetër unë mendoj se opozita duhet të alternojë protestën, që nëse vazhdon kështu, do konsumojë arsyet e veta. Duhet të flasin institucionet, gjyqësori, se këta gjykatës, një pjesë e tyre, janë zgjedhur në kohën kur shumicë ishte opozita e sotme. Edhe te këta nuk do kenë besim?”, tha ai.

SHKARKO APP