Eurodeputeti David Lega: Rama është më i ashpër me gazetarët se sa me trafikantët

Komisioni Parlamentar për Marrëdhëniet me Jashtë në Parlamentin Evropian ka diskutuar sot për situatën aktuale në Shqipëri. Ky rend dite i pazakontë u lajmërua nga kreu i komisionit David McAllister.

Raporteri për Shqipërinë në Parliamentin Europian, suedezi David Lega tha në mbledhjen e sotme kushtuar 15 kushteve se ishte i shqetësuar pasi qeveria Rama sillet e ashpër me gazetarët dhe e butë me narkotrafikantët. Kështu nuk hapen negociatat. Kur të kemi një qeveri që eshtë e ashpër me narkotrafikantët dhe e butë me gazetarët unë votoj me gjithë zemër për çeljen e negociatave

Në mbledhjen e Komisionit për Marrëdhëniet me jashtë në Parlamentin Europian ndër të tjera u diskutua çështja e shembjes së Teatrit Kombëtar. Përfaqësuesja e Komisionit Angelina Eichorst u shpreh se i është  kërkuar autoriteteve shqiptare të hetohen autorët për përdorimin e forcës dhe ushtrimin e dhunës ndaj protestuesve. Ndër të tjera përfaqësuesja e Komisionit theksoi se shembja e Teatrit që nuk duhet të ndodhte, nuk duhet të heqë vëmendjen nga sfidat për të çuar përpara ngjarjen tjetër më të rëndësishme të muajit mars duke iu referuar reformës zgjedhore.

Eurodeputeti Thierry Mariani u shpreh se politikat që po ndjek aktualisht Shqipëria drejt anëtarësimit në BE nuk janë të duhurat dhe të njëjta me ato të unionit.

“Ne jemi kundër zgjerimit të BE dhe pyetja tani është për Shqipërinë përsa i përket instrumenteve përpara zgjerimit. Shqipëria është një pikë qendrore e influencës turke në rajon. Dua të përmend 5 mësues në mars në Kosovë të cilët u rrëmbyen dhe u dërguan në Turqi. Inteligjenca Turke kishte edhe partnerë shqiptarë. Ne nuk mendojmë që politikat që kanë zgjedhur këto momente janë të duhura dhe ato të njëjta me BE. Duhet të tregohemi më të ndershme përsa i përket Shqipërisë”,- tha Mariani.

SHKARKO APP