David McAllister mbërrin në Tiranë, pritet nga kryeministri Edi Rama

Një delegacion i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian i kryesuar nga kryetari David McAllister ka mbërritur këtë të hënë për një vizitë dyditore në Shqipëri.

Një nga takimet e para ishte me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, me të cilin diskutuan për reformat gjyqësore dhe reformat e tjera, rekomandimet e rezolutës së PE dhe integrimin rajonal.

Konferenca për shtyp e kryetarit të AFET do të mbahet në orën 13:00 të së martës në Shtëpinë e Evropës në Tiranë.

SHKARKO APP