David McAllister uron Ramën për fitorën e zgjedhjeve
Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian, David McAllister ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e mandatit të tretë në zgjedhjet parlamentare.
Në mesazhin e tij drejtuar kreut të qeverisë së Shqipërisë, McAllister, thotë se po e ndjek me vëmendje procesin e zgjerimit dhe ka të ardhme të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor që të bëhen anëtare të BE.
“Z. Rama me lejoni t’ju përgëzoj për fitoren tuaj në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Suksese për mandatin e radhës dhe zhvillimet e ardhshme në vend dhe si kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian, sigurisht që e ndjek me shumë vëmendje procesin e zgjerimit dhe besoj se ky proces ka një të ardhme dhe të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor do të bëhen anëtare të BE-së”, shprehet ai.