David Wisner, i Ngarkuari me Punë pranë Ambasades Amerikane, pritet nga Dr. Klodian Allajbeu, CEO i Spitalit Amerikan

Në Spitalin Amerikan është mirëpritur në takim z. David Wisner, I ngarkuari me Punë pranë Ambasades Amerikane nga Dr. Klodian Allajbeu, CEO I Spitalit Amerikan. Gjatë kësaj vizite Dr. Allajbeu i prezantoi infrastrukturën spitalore, investimet e filluara që prej 2008 nga Southeast Europe Equilty Fund ll të cilët kanë përmirësuar shërbimin shëndetsor në Shqipëri.

Teknologjia inovatore e ofruar nga General Elektrik, Medtronic, Jonson and Jonson, Boston Scinetific etj, e shoqeruar me ekspertizën e mjekeve shqiptare dhe të huaj ka sherbyer si katalizator Jo vetëm  për Spitalin Amerikan por edhe për shërbimin  shendetsor publik në vend duke i dhënë mundësi pacienteve shqiptar të marrin shërbime Shendestore të avancuara ku vite para ato ishin të mundshme vetëm  jashtë  vendit. Wisner vizitoi Departamentin e Radiologjisë e Qendren STROKE dhe takoi ekipin mjeksor të drejtuar nga Prof. Dr. Mentor Petrela për të mësuar më shumë rreth shërbimeve mjeksore të avancuara që ofrohen në Spitalin Amerikan.

Dr. Allajbeu i prezantoi historikun e përgjithshëm të spitalit, sukseset, sfidat e kaluara dhe aktuale me të cilat perballet sistemi shendetsor, si edhe planet për të rritur  prezencën e brendeve amerikane me qëllim përmirësimin e shërbimit mjeksor ndaj qytetarëve shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?