Debat për Shqipërinë në PE, David McAllister: Prishja e Teatrit, shkatërrim i trashëgimisë europiane

Ditën e sotme Këshilli i Europës diskutoi lidhur me situatën politike në Shqipëri dhe për shembjen e Teatrit Kombëtar. Diskutimi online për Shqipërinë nisi në orën 16:45 dhe zgjati deri në orën 18.45, për shkak të shqetësimit të ngritur nga  McAllister për situatën politike në vend dhe për mënyrën sesi u shemb Teatri Kombëtar.

“Të dashur kolegë! Mire se u kthyet në takimin tonë, këtu ne Bruksel! Do t`i dedikojmë pjesën e fundit të këtij takimi, këndveshtrimeve tona mbi situatën në Shqiperi. Më lejoni të hap diskutimin me marrëveshjen e vështirë mbi reformën zgjedhore mes partive politike në 5 qershor. Kolegë, reforma zgjedhore është një kusht kyç për hapjen e negociatave së bashku me implementimin e saj para zgjedhjeve të vitit 2021. Hapa të tjerë si funksionimi i Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese. Një pjesë e mire e jona këtu në Komisionin për Marrëdheniet me Jashtë u shqetësuan nga metoda e përdorur në prishjen e Teatrit Kombëtar në 17 maj. Kjo u kritikua si shkatërrim i trashëgimisë europiane, duke i dhënë një goditje tjetër dialogut dhe kompromosit mes palëve. Në ripersërism thirrjen tonë që palët politike të punojnë bashkë dhe të lënë pas metodat e bojkotit për të forcuar rrugën e vendit në Bashkimin Europian”, tha  McAllister.

SHKARKO APP