Debate në Komision/ Fidel Ylli: S’mbajmë dot talentet e sportit me buxhete mjerane
Projektbuxheti i Ministrisë së Arsimit për vitin e ardhshëm është parashikuar të jetë 51 miliardë lekë.
Nga këto, 200 mln lekë janë parashikuar për sportin, por kjo shifër nuk ka kënaqur as deputetët e mazhorancës, të vetmit të pranishëm në mbledhjen e sotme të Komisionit parlamentar të Edukimit
Deputeti, Fidel Ylli, tha se edhe Kosova, buxhetin për sportin e ka 3-4 herë më të madh se ai Shqipërisë.
Fidel Ylli: Është detyra e Qeverisë për të bërë ligje të mira, për të bërë infrastrukturë dhe për ti menaxhuar këta sportistë që të mos ikin.Por me çfarë buxhetesh? Me buxhete mjerane, me 100 milion lekë të vjetra për Federatat elitare që ne pretendojmë të jemi kampionë Bote, kampionë Europe brenda që të thyejnë rekorde dhe të dalin të vënë medalje para Kryeministrisë duke bërë demostrata për ti thënë Kryeministrit na jep shpërblimet që na takojnë me ligj.
KOHA JONË SONDAZH

