Debate në PS e Shkodës, zbardhen kritikat e Sterkajt dhe Bushatit
Dështimi në zgjedhjet lokale të 21 qershorit në kryeqëndrën e veriut ka detyruar PS të ristrukturojë degën e saj në Shkodër.
Vendimi strukturave të PS në këtë qytet u është komunikuar sot nga koordinatori Ditmir Bushati në mbledhjen me dyer të mbylluara.
Ora News ka zbardhur një pjesë të debateve të zhvilluara, ku vihet re një zhgënjim i madh i PS me rezultatin zgjedhor. Bushati ka kërkuar dyfishim të anëtarësisë së PS dhe proçes të ndershëm në zgjedhje.
Sipas tij është e patolerueshme një dështim i tillë i socialistëve në një kohë kur PD ishte në ditën e saj më të keqe.
Bushati ka kërkuar gjithashtu një analizë të thellë edhe për mënyrën sesi ka funksionuar koalicioni me aletatët në Shkodër.
I ashpër ka qenë dhe Stërkaj, duke e cilësuar të turpshme humbjen në zgjedhjet lokale. Ai ka kërkuar të shihet dhe proçesi i punësimit, pasi në bindjen e tij një pjesë e administratës nuk ka funksionuar si duhet.
“Administrata në Shkodër është bërë me njohje dhe lidhje dhe jo kontribute, në darkë me Keti Bazhdarin, në 3 të natës me Tom Doshin dhe të nesërmen me Agron Çelën”.
Me tone edhe më kritike ka qenë në diskutimet e tij ish-kryekomunari i Bërdicës.
Besnik Brahimi: “Fituam ne 2013 me një fitore historike dhe pritej shumë. Pas fitores, shumë Drejtora u vendosën pa meritë. Janë të gjithë të PD në administratë. Në Shkoder s’ka PS. Ku ka anëtar këshilli nga jeta civile, po ne ça jemi. Antarët e këshillit nuk e meritojnë dhe janë më të poshtërit në botë. Vini dorë se s’keni gjë në terezi, punësimi zero”.
Pjesë nga debatet në mbledhje:
Bushati: “Më shumë forca në terren. Do bëjmë verifikimin për vetë partinë. Faza e dytë janë zgjedhjet në parti. Qëllimi kryesor të perfshijmë më shumë, edhe ata që humbën në zgjedhje. Dyfishim i PS prioritet. Jo të shkojme në zgjedhje dhe të bëjme lojën e zakonshme me paracaktim të drejtuesve. Ndershmëri maksimale në këtë proçes. Kushdo mund ta provojë veten. Jo me një lojë që nuk na rezultoi pozitive. Deri te premten do hartohet lista paraprake ku çdo të deleguari ti jepen dy-tre organizata të PS qytet bashkë me historikun elektoral të secilës zonë”.
Stërkaj: “Do ishte më mirë një analizë. Duhet të shihet puna e punësimit. Një pjesë e administratës nuk ka funksionuar si duhet. Nuk është diskutuar asnjëherë. Te korrigjojmë administratën që si të depolitizuar çuan votat në partitë e tjera. Bashkë ne deputetët do bëjmë një koordinim të mirë. Prioritare organizimi i PS dhe të shohim si kanë funksionuar letrat e PS. Nuk është mbledhje për punësimin. Situatë jo të mirë në Shkodër dhe Shqipëri, humbje e madhe dhe e turpshme në Shkodër. Reforma kishte në gjithë Shqipërinë, por nuk humbëm kështu. 10 mijë vota minus në Shkodër PS, është e turpshme”.
Bushati: “Të shohim raportet në koalicion, sa është respektuar marrëveshja dhe sesi ka funksionuar. Nuk kemi një strukturë ekstra për emërimet, por duhet të kemi një tryezë të përbashkët për të parë se çfarë nuk ka funksionuar”.
Sterkaj: “Shumë njerëz marrin trofe dhe thonë unë, unë, por duhet të përfitojnë ata që kanë kontributin maksimal. Administrata në Shkodër është bërë me njohje dhe lidhje dhe jo kontribute, në darkë me Keti Bazhdarin, në 3 të natës me Tom Doshin dhe të nesërmen me Agron Çelën”.
Besnik Brahimi: Në 2001 PD me 7 vota në Bërdicë, kur erdhi Tom Doshi dhe më tha të kontribuoj për PS. Fituam në 2013 me një fitore historike dhe pritej shumë. Pas fitores, shumë Drejtora u vendosën pa meritë. Janë të gjithë të PD në administratë. Në Bërdicë asgjë nuk është bërë. Në Shkodër s’ka PS. Ku ka anëtar këshilli nga jeta civile, po në ça jemi. Antarët e këshillit nuk e meritojnë dhe janë më të poshtërit në botë. Vini dorë se s’keni gjë në terezi, punësimi zero”.
Ditmir Bushati: Jemi pak dhe duhet të rritemi në numër dhe të mos krijojmë situatë grupazhesh. PD ishte në ditën më të keqe dhe nuk mund të fitojmë, duhet të bashkohemi. Deputetët do të kenë një përgjegjësi më të madhe politike, ndërsa të deleguarit do kenë përgjegjësi për organizatat. FRESH dhe organizata e gruas duhet të kenë më shumë peshë. Duhet të zgjerohemi në territor. Nuk mendoj që Jozefina Topallli dhe Voltana Ademi mbollën lule dhe fituan në Shkodër. Do vij të mbjelli edhe lule por le të jemi më të hapur me njëri-tjetrin.Nëse nuk kanë funksionuar këto njerëz që kemi duhet të gjejmë të tjerë dhe të zgjerohemi./Ora News
KOHA JONË SONDAZH

