Debate në PS-në e Shkodrës: Humbja, nga drejtorët!

 

Debate dhe akuza të drejtpërdrejta në drejtim të mënyrës sesi po zhvillohen mbledhjet e analizës paszgjedhore të 21 qershorit në Partinë Socialiste të Shkodrës, ka lëshuar ish-kreu i Komunës Berdicë, Besnik Xhemali. Ndërkohë që koordinatori për Shkodrën, Ditmir Bushati, akuzave të tij iu përgjigj me fjalët se "diversiteti i mendimeve është aset i paçmueshëm dhe vlerësohet në PS".

Sa ka marrë Keti Bazhdari vota? 10-100 vota. Sa drejtorë ke? 30. Llogariti, sa bën ti drejtor kaq, kaq. Nuk e di se të kujt janë këtu. Nuk kanë punuar absolutisht”, akuzoi Xhemali.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka një paralizë të thellë të pushtetit vendor dhe na lind neve përgjegjësia si qeveri për të ofruar më shumë shërbime dhe për të pasur më shumë investime edhe për Shkodrën. PS-ja është forca më e madhe demokratike dhe diversiteti i mendimeve është aset i paçmueshëm”, ia ktheu sakaq Bushati.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sakaq, në mbledhjen e zhvilluar me dyer të mbyllura, Bushati ka kritikuar gjithashtu një pjesë të drejtorëve, fillimisht për ardhjet me vonesë në takim, ndërsa pjesa tjetër e diskutimeve ka qënë analizë e mirëfillte e punës së çdo strukture në degën e veriut.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?